Kate Marie Byrnes: Ratifikimi është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit ndaj të ardhmes

Maqedonia

Kate Marie Byrnes: Ratifikimi është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit ndaj të ardhmes

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:43
Kate Marie Byrnes

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndeti ratifikimin e Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit të SHBA-ve duke e vlerësuar si rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj të ardhmes.

“Jam e kënaqur për shkak të përkrahjes së madhe të Senatit në ratifikimin e Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nga SHBA-të. Kjo është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj të ardhmes. Me padurim e pres vazhdimin e zhvillimit dhe përforcimit të partneritetit mes dy vendeve”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kate Marie Byrnes.

Ndryshe sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Senat me 91 vota “për” dhe dy vota kundër votuan Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

SHBA-të janë shteti i 25-të që ratifikojnë Protokollin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO ndërsa vendi pritet që në dhjetor të bëhet anëtar zyrtar i Aleancës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat