Grupi i pavarur përshëndet vendimin për ratifikimin e protokollit nga SHBA-të - Bota Sot
Grupi i pavarur përshëndet vendimin për ratifikimin e protokollit nga SHBA-të

Maqedonia

Grupi i pavarur përshëndet vendimin për ratifikimin e protokollit nga SHBA-të

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Grupi i deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit për një Maqedoni më të Mirë kanë falënderuan ambasadoren e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes për ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO, me procedurë të shkurtuar nga Senati.

“Shumica e madhe që na bën të ndjehemi të mirëpritur në një aleancë që do të thotë mbrojtje dhe siguri për qytetarëve tanë është e një rëndësie parësore. Në këto momente të ndjeshme, momentet e zhgënjimit me vendimin e Këshillit të BE-së për të mos filluar negociatat e pranimit, lajme të tilla që Shtetet e Bashkuara, partneri ynë i fortë strategjik, na japin njohje dhe një shans të shpejtë për t’u bashkuar me Aleancën rikthen optimizmin, por gjithashtu siguron që historia jonë do të jetë e suksesshme”, thuhet në deklaratën e grupit të pavarur.

Ata gjithashtu falënderojnë ish-ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Jess Baily dhe zëvendësen e tij, Michaela Schweitzer Bloom, i cili, siç thonë ata, në mënyrë jo vetjake dhe me zë të lartë kontribuuan në promovimin e miqësisë së Maqedonisë dhe SHBA-ve duke mbështetur reformën gjyqësore, mbrojtjen e mjedisit, mbështetjen e të rinjve, mundësitë arsimi, dhe mbase më e rëndësishmja, mbështetje për zhvillimin e parimeve demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat