Spasovski: Pas konfirmimit të afateve do të dihet se kush do të udhëheq qeverinë teknike

Maqedonia

Spasovski: Pas konfirmimit të afateve do të dihet se kush do të udhëheq qeverinë teknike

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:39
Oliver Spasovski

Në këtë moment nuk është e rëndësishme kush do të udhëheqë qeverinë teknike, por është e rëndësishme se çfarë do të ndodhë deri më 31 dhjetor në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar “Dellçevë-Lisiçkovë” Maqedoni-Bullgari.

Ai theksoi se Ministria e Brendshme dhe Qeveria do të vazhdojnë aktivitetet, që nënkupton reformimin e sistemit, që do të thotë ndërtimin e një sistemi, përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

“Absolutisht të gjithë jemi përqendruar drejt atij momenti. Është e rëndësishme për ne, çfarë do të bëjmë deri më 31 dhjetor, deri në krijimin e kësaj qeverie teknike, sa projekte do të realizojmë, sa qytetarë do të ndjehen se kanë një përmirësim në mënyrën e jetesës dhe në mënyrën e ushtrimit të të drejtave të tyre”, tha Spasovski.

Spasovski tha se për momentin, nuk është shumë në interesin e qytetarëve se kush do të udhëheq qeverinë teknike.

Ai shtoi se ka afate kohore për formimin e qeverisë teknike, pas së cilës do të merren vendime dhe do të zgjidhen personat që do të udhëheqin atë qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat