Pompeo përshëndeti ratifikimin e Protokollit nga Senati amerikan

Maqedonia

Pompeo përshëndeti ratifikimin e Protokollit nga Senati amerikan

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:51
Mike Pompeo

Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Mike Pompeo e përshëndeti ratifikimine e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në shkrimin e tij në ‘Twitter’, Pompeo potencon se miratimi i Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO në Senat e thekson angazhimin amerikan në sigurinë transatlantike.

“Përshëndes fuqishëm përcaktimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në bashkësinë transaltantike. Votimi i djeshëm riafirmon përcaktimin e vazhdueshëm të Maqedonisë drejt parimeve demokratike dhe sundimit të së drejtës dhe kontributit drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, thotë Pompeo.

Ndryshe, Senati amerikan më 91 vota ‘për’ dhe dy kundër ratifikoi Rezolutën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

SHBA-të janë vendi i 25-të në NATO-s që ratifikon Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat