Propozohen 17 amendamente për negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Propozohen 17 amendamente për negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 11:50
Parlamenti Evropian

Gjithsej 17 amendamente janë propozuar në rezolutën e përbashkët të Parlamentit Evropian që do të votohet në mesditë. Rezoluta u bën thirrje shteteve anëtare të tregojnë përgjegjësinë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të marrin njëanësh vendim pozitiv për të filluar negociatat në takimin e tyre të ardhshëm, informon AIM nga Strasburgu.

Në amendamentet e propozuara nga ana e Grupit të Ripërtëritjes së Evropës kërkohet që në paragrafin 1 të fshihet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin të bllokuara nga Franca, Danimarka dhe Holanda.

Grupa e Ripërtëritjes së Evropës, në të cilën bën pjesë edhe partia e Emmanuel Macron, kërkon në rezolutë që shtohet se “një nga argumentet në kuadër të shtyrjes janë fokusimi për nevojën e rishikimit të formatit aktual të negociatave të pranimit. Vlerësohet se një rishikim i këtillë, ku merren parasysh leksionet e marra nga zgjerimi më i hershëm, duhet ta ndërmarrë në të ardhmen Komisioni Evropian, së bashku me punën e legjislaturës për financimin e ri të instrumenteve për para anëtarësimit (IPA III), me agjendën ambicioze nga ana e Këshillit të Evropës në maj të vitit 2020 në Zagreb.

Propozuesit e njëjtë kanë paraqitur edhe amendamente me të cilën sqarohet pozicioni i presidentit francez gjegjësisht “politika ambicioze, e besueshme dhe kënaqshme për zgjerimin për të gjithë palët kërkon proces të reformave të thella institucionale të Bashkimit Evropian”, ku theksojnë se konferencat e ardhshme për të ardhmen e Evropës do të jenë me rëndësi të veçantë që të hap rrugën për këto reforma, ndërsa besueshmëria e BE-së në tërësi dhe në procesin e zgjerimit kërkon krijimin e shpejtë të një programi të qartë të reformës së brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat