Arrestohen tre persona në Kërçovë, kanë sulmuar një taksist

Maqedonia

Arrestohen tre persona në Kërçovë, kanë sulmuar një taksist

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Tre persona nga Kërçova, të moshë 24, 18 dhe 16 dje janë arrestuar pasi që në rrugën Srbjani drejt “Makedonski Brod” kanë sulmuar një taksist A.G. dhe ia kanë marrë veturën “Passat” me targa të Ohrit.

Nga MPB informojnë se menjëherë pas paraqitjes së rastit janë marrë masa nga policia dhe për një kohë të shkurtë personat janë zbuluar dhe arrestuar. Gjatë kryerjes së aktiviteteve është lënduar edhe një polic.

Pas plotësimit të dokumentacionit kundër këtyre personave do të parashtrohen kallëzimet penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat