Sugareski: Këtë vit do ta përfundojmë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara

Maqedonia

Sugareski: Këtë vit do ta përfundojmë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 15:20
Goran Sugareski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot vlerësoi se “aktivitetet ndërtimore për rregullimin e rrjetit rrugor në shtet po zhvillohen me tempo të fuqishme”.

Sipas tij, deri tani janë investuar në 770 kilometra me mbi gjysmë miliardë euro dhe se këtë ky vit do të përfundojë me 500 kilometra rrugë.

“Ky vit do të përfundojë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara”, tha Sugareski pas vëzhgimit të punëve në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë.

Ai shtoi se ky trend do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen 450 kilometra rrugë rajonale dhe magjistrale në shtet si dhe 70 milionë euro për ndërtimin e rrugëve lokale.

“Pas vëzhgimit të punëve në aksin rrugor Zdunje – Gostivar, vërehet se aktivitetet ndërtimore po zhvillohen me dinamikë të fortë dhe presin që në fund të muajit nëntor rruga të përfundojë. Qëllimi ynë është që të krijojmë rrjet rrugor cilësor në gjithë pjesën perëndimore të shtetit, që do të sigurojë zhvillim ekonomik dhe lidhje të shpejtë nga Shkupi drejt Strugës dhe Ohrit”, tha Sugarevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat