Palmer viziton Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Palmer viziton Maqedoninë Veriore

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 19:43
Matthew Palmer

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Shkup.

Ai me këtë rast do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me të cilin do të bisedojë për zhvillimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë Veriore.

Po ashtu, Palmer dhe Dimitrov do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat