Kocijançiq: BE beson se Marrëveshja e Prespës do të respektohet nga të dyja palët - Bota Sot
Kocijançiq: BE beson se Marrëveshja e Prespës do të respektohet nga të dyja palët

Maqedonia

Kocijançiq: BE beson se Marrëveshja e Prespës do të respektohet nga të dyja palët

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 14:12
Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, e pyetur nga mediumet greke për Marrëveshjen e Prespës, tha se BE është e bindur se Shkupi dhe Tirana do ta respektojnë atë.

Këto reagime vijnë pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos së Francës për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

E pyetur nëse BE “frikësohet” për Marrëveshjen e Prespës, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata të huaja.

“BE e ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të madh dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në dhe më gjerë. E kemi përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e dy palëve të përfshira dhe besojmë se autoritetet do të vazhdojnë të angazhohen ta zbatojnë në frymë të besimit”, tha Kocijaçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat