Palmer: Mbështesim Maqedoninë Veriore në rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Palmer: Mbështesim Maqedoninë Veriore në rrugën drejt BE-së

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 17:51
Pamje nga takimi

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer po qëndron për vizitë pune në Shkup.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e Jashtëm, ndërsa më pas ministren e Mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski. Edhe në ditët e ardhshme priten takime intensive të  Palmerit.

“Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Evropën. Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejt BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, tha Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat