Osmani: Nuk guxojmë të lejojmë harmonizimi në BE të rrezikojë mementumin reformues në vend

Maqedonia

Osmani: Nuk guxojmë të lejojmë harmonizimi në BE të rrezikojë mementumin reformues në vend

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 14:48
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, mori pjesë në forumin Maqedoni-Gjermani me temë: Partneriteti strategjik apo zgjerim i ri?” nën organizimin e Fondacionit Konrad Adenauer.

“Si Qeveri dhe administratë kemi kapacitet të përshtatshëm dhe përvojë të akumuluar shumëvjeçare që në periudhën e ardhshme të fokusohemi në analizë të hollësishme të akteve që na u prezantuan gjatë kohës së mbledhjeve shpjeguese. Analizat e nivelit të harmonizimit të legjislaturës nacionale me legjislaturën e BE-së dhe planet për harmonizim të mëtutjeshëm” theksoi Osmani, duke shtuar se vendi mbetet i përgatitur në përgjithësi për skriningun bilateral, pavarësisht nëse e njëjta do të zbatohet sipas metodologjisë së deritanishme, apo sipas metodologjisë së re të paralajmëruar, për të cilën presim se do të harmonizohet mes vendeve- anëtare sa më shpejt që është e mundur.

Për ne, tha Osmani, është i domosdoshëm Bashkimi Evropian ta harmonizojë qëndrimin e saj rreth negociatave sa më shpejt që është e mundur, që të mos rrezikohet momentumi reformues i harmonizimit me rregullat dhe standardet evropiane, që paraqet forcë shtytëse më të fuqishëm për progresin e vendit.

Osmani njoftoi se, si deri më tani, në procesin e integrimeve mbeten të përfshira gjitha faktorët relevant, në veçanti Kuvendi dhe dy trupat kyçe, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Euro- integrime, si dhe forumi për debat me publikun e gjerë për të gjitha çështjet lidhur me procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat