Sassoli nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Sassoli nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:31
David Sassoli

Presidenti i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sassoli nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Para vizitës së tij në vend, ai në një intervistë tha se bllokada e negociatave për anëtarësim në BE e ka bërë publikun evropian të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes. Ai konsideron se vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugën për t’u kapërcyer në muajt e ardhshëm.

“Vendosa ta bëj vizitën e parë jashtë BE-së në Maqedoninë e Veriut, dhe më pas Shqipërinë, sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtare të BE-së, ndërsa ne duhet ta njohim atë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e tyre drejt suksesit.

Ne nuk do të heqim dorë. Gjëja më e mirë, përveçse të keni një pushim të vogël në procedurat tani, është që qeveritë e BE-së, parlamentet dhe opinioni publik mbështesin hapjen e negociatave të pranimit me këto vende. Kjo është e vërtetë si në veri, në jug, në lindje, dhe në perëndim të BE-së”, tha Sassoli.

Presidenti i ri i Parlamentit Evropian kujton se ka pasur një seri kërkesash nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe shton se atyre tani duhet t’u jepet një sinjal se ata janë në rrugën e duhur dhe ato të vazhdojnë përpjekjet e tyre./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat