Apeli hedh poshtë ankesën e Nikollovskit

Maqedonia

Apeli hedh poshtë ankesën e Nikollovskit

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:07
Aleksandar Nikollovski

Gjykata e Apelit Shkup hodhi poshtë ankesën e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski për rastin për të cilën akuzohej për shpifje ndaj Vice Zaevit, përcjell “Iportal”.

Me këtë, Apeli e konfirmon aktgjykimin me të cilën përcaktohet përgjegjësia qytetare nga Nikollovski se ka shpifur ndaj Vice Zaevit në një transmetim televiziv në tetor të vitit të kaluar.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 Nikollovski, ka gënjyer se Vice Zaev është faktor kryesorë i biznesit në vend dhe se ai dhe familja e tij i kanë marrë të gjitha bizneset kryesore në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat