Dhjetë automjete për njësitet speciale donacion nga Çekia për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Dhjetë automjete për njësitet speciale donacion nga Çekia për Maqedoninë e Veriut

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Foto

Në stacionin policor në “Gjorçe Petrov” Republika e Çekisë sot ka dorëzuar donacion për përdorim, 10 automjete të reja “Fiat Dukato” për intervenim të shpejtë për nevojat e njësiteve speciale.

Donacioni i automjeteve të reja është në vlerë prej një milionë euro, para të cilat sipas marrëveshjes për donacion do të përdoren për modernizim material-teknik të më shumë njësiteve organizuese pranë MPB-së.

Automjetet janë të dedikuara për intervenim të shpejtë, gjatë menaxhimit të rendit të prishur publik me përmasa më të mëdha, por edhe për kryerjen e detyra të tjera të policisë çmimi i një automjeti është 1.499.000 denarë pa TVSH.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili i ndoqi prezantimin e automjeteve, theksoi se këto automjete intervenuese ishin më se të nevojshme, me qëllim që të rritet efikasiteti, duke pasur parasysh se automjetet të cilat i kishin përdorur këto njësite, ishin të vjetra 49 vite.

Ai falënderoi Ambasadorin e Çekisë Mirosllav Toman dhe Qeverinë e Republikës Çeke për gjithë atë që është bërë, siç tha, që t’i përforcojë kapacitetet të policisë në vend, me qëllim që me sukses të menaxhojmë me krizën e emigrantëve.

Duke paralajmëruar se përgatitet edhe furnizim i ri i automjeteve, ai shfaqi shpresë se me këtë trend të sigurimit të pajisjeve për punë, do të ngritet monitorimi i policisë në RMV, profesionalizimin e tyre, e me këtë seriozisht do të rritet operativiteti i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat