Qytetarët e Maqedonisë presin ulje të çmimit të kartonit të gjelbër, po bëhen analiza

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë presin ulje të çmimit të kartonit të gjelbër, po bëhen analiza

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 17:46
Ilustrim

Autoritetet ende po bëjnë analiza të mundësinë eventuale të korrigjimit të çmimeve, tha shefi i Agjencisë për mbikëqyrje, Klime Poposki. Analizohen të gjitha aspektet e mundshme, por zgjidhja më e mirë që shikon Poposki është liberalizimi i tregut të automjeteve.

“Nëse ndodh liberalizimi, cila është përvoja e vendeve të tjera që kanë kaluar nëpër ato procese të liberalizimit me siguri që do të ketë një periudhë kur priten çmime më të ulëta për sigurimin nga përgjegjësia përmes palës së tretë. Ne po flasim për mbulimin brenda dhe mbulimit jashtë vendit, gjegjësisht kartoni i gjelbër”, thotë Klime Popovski.

Kryeministri Zaev kohët e fundit njoftoi se do të ketë ndryshim të çmimit.

Në këtë vend, mund të merret karton i gjelbër për një muaji ose një viti. Çmimi për një muaj është 30 euro për automjetet deri në 66 kw, dhe 60 euro për mbi 66kw. Çmimi për një vit është 60 ose 90 euro. Kamionët dhe autobusët paguajnë rreth 280 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat