Sassoli sot mban fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Sassoli sot mban fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 09:16
David Sassoli

Kryetari i Kuvendit Evropian, David Sassoli, sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Para fjalimit, Sassoli do të takohet me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me koordinatorët e grupeve kuvendare dhe përfaqësuesve të partive politike.

Dje, Sassoli kishte takim me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe me kryetarin e Stevo Pendarovskit

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev, Sassoli tha në Këshillin e fundit të BE-së kishte kundërshtime nga tre qeveri të vendeve anëtare të BE-së dhe këto propozime na çuan në anulim të vendim.

Sassoli gjithashtu tha se nuk ka pasur një ‘jo’ por se ka pasur një lloj kushtëzime, që s’duhet të ndodhë në të ardhmen.

“Në këtë moment ato Qeveri kanë nisur të ndryshojnë qëndrimet, përkatësisht t’i shqyrtojnë vendimet që i kanë marrë, por duhet të theksoj se nuk dëgjuam ‘jo’ kategorike nga ana e këtyre shteteve”, shtoi Sassoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat