OBRM-PDUKM: Zaev gënjeu qytetarët para zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në vitin 2016, i gënjen dhe tani

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev gënjeu qytetarët para zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në vitin 2016, i gënjen dhe tani

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Foto

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi është mashtruesi më i madh në Maqedoni”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaev ka gënjyer kur ka deklaruar se aksi rrugor Kërçovë-Ohër ka qenë i gabuar vetëm për ta neglizhuar projektin e tyre dhe se Boçvarovski, sipas tyre, pranoi se kanë gënjyer se aksi nuk ka qenë i gabuar.

“Zaev gënjeu qytetarët para zgjedhjeve të parakohshme kuvendare të vitit 2016. Zaev i gënjen qytetarët edhe tani. Dallimi është se në vitin 2016 qytetarët e besuan ndërsa tani askush nuk i beson|, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se qytetarët tashmë nuk besojmë për shkak se premtoi se do të japë 140 milionë për zhvillimin e firmave të brendshme dhe ndau vetëm 10 milionë përmes, siç thonë nga partia maqedonase opozitare, Fondit për Inovacione për firmat e familjarëve dhe funksionarëve të LSDM-së.

“Qeveria është gjenerator i lajmeve të rreme. Vijon përgjegjësi për gjithë gënjeshtrat dhe mashtrimet gjatë këtyre viteve. Pas 12 prillin vijon rindërtimi i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat