Anulohet seanca për rastin ‘Talir’, mungon Ilija Dimovski

Maqedonia

Anulohet seanca për rastin ‘Talir’, mungon Ilija Dimovski

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Foto

Gjykimi për lëndën ‘Talir’ e që ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së do të anulohet për 13 dhjetor për shkak të mungesës së deputetit Ilija Dimovski.

Gjykatësi Osman Shabani, theksoi se Dimovski nuk e ka njoftuar gjykatën se do të mungojë.

“Ja tërhek vëmendjen publikisht Ilija Dimovskit. Është anulimi i fundit për shkak të mugnesës së Dimovskit. Mosrespektim të tillë ndaj gjyqit nuk do të lejoj”, tha gjykatësi Osman Shabani.

Seanca e parë për rastin “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së, u mbajt më 18 shtator të këtij viti.

Përfaqësuese e aktakuzës është Lençe Ristoska, ndërsa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirilll Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, të akuzuar vetëm për “larje parash”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat