Zeqir Ramçilloviq e braktis grupin e pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Zeqir Ramçilloviq e braktis grupin e pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:49
Zeqir Ramçillviq

Deputeti Zeqir Ramçillviq ka vendosur ta lëshojë grupin e pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Ai më 1 nëntor, përmes një njoftimi me shkrim, e ka informuar kryetarin e Kuvendit se në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur.

Për momentin nuk dihen arsyet e vendimit të tillë të Ramçilloviqit, i cili ka qenë pjesë e grupit të tetë deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së, së bashku me Elizabeta Kançeska-Milevska, Vlladanga Aviroviq, Emilija Aleksandrova, Nola Ismajloska Starova, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, të cilët votuan “pro” ndryshimit të emrit të shtetit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat