Maqedoni, deputetët debatojnë për zgjedhje me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Maqedonia

Maqedoni, deputetët debatojnë për zgjedhje me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:54
Pamje nga takimi

Me iniciativën e një grupi deputetësh të udhëhequr nga deputetja e RDM-së Liljana Popovska, përfaqësuesit e partive politike parlamentare po debatojnë për propozimin e zgjedhjeve të ardhshme që i gjithë shteti të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa qytetarët të votojnë në listat e hapura.

Me ftesë të Popovska, i cili organizoi debatin, kryeministri Zoran Zaev gjithashtu është në mesin e atyre që debatojnë “për” ose “kundër” një njësie zgjedhore dhe listave të hapura.

Deputetët që propozojnë ndryshimet janë unanime që një njësi zgjedhore dhe listat e hapura do të kontribuojnë më tej në demokratizimin Maqedonisë së Veriut drejtë rrugës së saj evropiane.

Sipas deputetes së PLD-së-së, Juliana Nikollova, të pranishmit në tryezën e rrumbullakët demonstruan aftësinë e tyre demokratike duke debatuar për ndryshimet e propozuara në modelin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat