Nafta e kuqe në Maqedoni përdoret si karburant për vetura, ndot ajrin në masë të madhe

Maqedonia

Nafta e kuqe në Maqedoni përdoret si karburant për vetura, ndot ajrin në masë të madhe

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Keqpërdorimi i naftës së kuqe, gjegjësisht përdorimi i vajrave ekstra të lehta për amvisëri, në vend të ngrohjes – si karburant dizel për makina, është shumë e rrezikshme për mjedisin, thonë eko-aktivistët.

“Përdorimi i naftës së kuqe si lëndë djegëse në vetura është shumë e rrezikshme sepse shitet më lirë sesa karburanti i rregullt, duke shkaktuar probleme të mëdha dhe ndot mjedisin. Fakti që nafta e kuqe keqpërdoret shpesh për qëllime biznesi, krijon gjithashtu konkurrencë të padrejtë në tregun e derivateve të naftës dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi”, tha Toni Nikushevski, një eko-aktivist.

Sipas tij, shumica e karburanteve në vend, qoftë për transport apo energji, nuk i nënshtrohen kontrollit nga shteti dhe institucioneve.

“Është një problem shumë i madh, sepse disa karburante mund të përmbajnë një numër të madh papastërtish dhe kimikate të rrezikshme toksike”, sqaroi Nikushevski.

Përdorimi i vajrave të lehta djegëse për automjetet është e ndaluar me ligj në vend. Por kjo praktikë që daton për shumë kohë, dhe vazhdon ende përdoret nga makina ose kamionë, por edhe nga traktorët. Për shkak të faktit se nuk parandalohet, rezulton se shteti e lejon atë. Vaji i kuq përmban 100 herë më shumë squfur se naftë, që do të thotë se është më toksik se sa dizeli, që do të thotë se është më toksik se ai energjetikë. Ndërsa një nga problemet më të mëdha në vendin tonë, veçanërisht në dimër, është ndotja e ajrit, i cili kontribuohet shumë nga keqpërdorimi i naftës së kuqe.

Por Ministria e Mjedisit i ngre duart për këtë problem. Thonë se nuk është përgjegjësi e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat