Mickoski: Krimi dhe korrupsioni i përfaqësuesve të lartë të Qeverisë është problem

Maqedonia

Mickoski: Krimi dhe korrupsioni i përfaqësuesve të lartë të Qeverisë është problem

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:32
Pamje nga takimi

Kryetari i ORBM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski kishin takim me ambasadorin e Austrisë në vend, George Vucas.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim është biseduar për ngjarjet aktuale politike, europerspektiva e Maqedonisë, përcaktimet strategjike të shtetit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia.

Mickoski ka potencuar se qëllimi kryesor strategjik i OBRM-PDUKM-së dhe Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në BE, përkatësisht evropianizimi i shtetit dhe arritjet e standardeve perëndimor.

Sipas Mickoskit, sfida kryesore me të cilat ballafaqohet shteti janë krimi dhe korrupsioni i funksionarëve partiak dhe shtetërorë të pushtetit.

“Mosndëshkimi i rasteve të korrupsionit të lartë është problem i madh. Për ‘Haraçi 1’ dhe ‘Haraçi 2’ dhe raste të tjera të korrupsionit të lartë nuk ka vendim juridike. Që të kthehet sundimi i së drejtës në Maqedoni duhen reforma përmbajtësore në sistemin e gjyqësisë, reforma që OBRM-PDUKM do t’i zbatojë kur do të vijë në pushtet”, tha Mickoski.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se janë të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes dy shteteve dhe se ka hapësira për thellim  të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat