Qeveria e Maqedonisë nuk miratoi buxhetin për vitin 2020

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë nuk miratoi buxhetin për vitin 2020

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:42
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi buxhetin e vitit 2020.

Sipas njoftimeve të TV24, një pjesë e ministrave në mbledhjen e sotme kanë kërkuar më shumë para për shpenzim.

Debati mes ministrive nuk ka mundur të zgjidhet, kështu që është lënë hapësirë që për një javë të harmonizohen kërkesat me Ministrinë e Financave.

Buxheti shtetëror pritet të rritet për 100 milionë euro që do të thotë se Maqedonia do të kishte buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë. Thuajse një miliardë euro do të jenë për pagesa të pensioneve, të cilat sipas Zaev, do të rriten shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat