LSDM: Rriten pagat e pjesëtarëve të URMV-së - Bota Sot
LSDM: Rriten pagat e pjesëtarëve të URMV-së

Maqedonia

LSDM: Rriten pagat e pjesëtarëve të URMV-së

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:10
Foto

Nga partia në pushtet LSDM thonë se rriten pagat e pjesëtarve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 3.000 deri më 6.000 denarë.

“Me ardhjen në pushtet, LSDM përmes masave konkrete dhe reformave përmirëson kushtet për të gjithë anëtarët e Ushtrisë, por edhe për të gjithë punonjësit e mbrojtjes”.

“Pagat për personelin ushtarak, oficerët, nënoficerët dhe ushtarët profesionistë po rriten, si dhe për civilët që shërbejnë në Ushtri”.

Në varësi të aktit, pagat për dy vjet u rritën prej 3.000 në 6.000 denarë”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se pagat e anëtarëve të Ushtrisë janë rritur prej 15%.

Rritja e parë prej 10% sigurohet prej 1 janari 2018, ndërsa rritja e dytë prej 5% sigurohet nga 1 shtatori 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat