Arrestohen dy kubanezë në “Mexhitlija”

Maqedonia

Arrestohen dy kubanezë në “Mexhitlija”

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:25
Ilustrim

Në vendkalimin kufitar “Mexhitlija” janë arrestuar dy persona shtetas të Kubës, pasi që kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Nga MPB thonë se dje në orën 7:45 pasdite në manastirin “Shën Ilia” në rajonin e vendkalimit kufitar “Mexhitlija”, afër kufirit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, P.R.E. (44) dhe R.T.L.M. (33) , të dy nga Kuba, janë arrestuar sepse janë përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror.

Kubanët e arrestuar janë dërguar në stacionin policorë të Manastirit për procedim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat