Banka Popullore: Këtë vit rritje ekonomike prej 3.5 përqind, vitin e ardhshëm 3.8

Maqedonia

Banka Popullore: Këtë vit rritje ekonomike prej 3.5 përqind, vitin e ardhshëm 3.8

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:28
Foto

Rritje ekonomike prej 3.5 përqind këtë vit, dhe 3.8 përqind vitin e ardhshëm, parashikon Banka Popullore. Projeksionet e fundit në konferencën për shtyp i paraqiti guvernatorja, Anita Angelovska Bezhovska.

Ajo tha se nuk disa devijime më domethënëse nga parashikimet e muajit prill.

Ka pritshmëri më të ulëta për tregtinë e jashtme për shkak të lëvizjeve negative ekonomike të partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të vendit. Sidoqoftë, pritjet janë që prirjet e favorshme do të vazhdojnë për kompanitë e drejtuara nga eksporti. Megjithatë, kërkesat e brendshme priten të jenë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat