Macron: Data për Maqedoninë e Veriut, pas reformave - Bota Sot
Macron: Data për Maqedoninë e Veriut, pas reformave

Maqedonia

Macron: Data për Maqedoninë e Veriut, pas reformave

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:39
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklarohet i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, vetëm nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e zgjerimit dhe vazhdohen reformat e brendshme.

Por, ai kundërshton anëtarësime të tjera në union, pa reformim thelbësor duke thënë se BE-ja ndodhet në buzë të greminës.

Macron madje vlerëson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të mbështeten më te Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s duke e konsideruar Aleancën të vdekur si tru.

Këto deklarata Makron i ka bërë për revistën britanike ‘Ekonomist’.

Macron shtoi se Evropa është bërë si treg ku më nuk ka politikë për të ardhmen. Si zgjidhje të logjikshme ai e sheh investimin e kompanive të huaja në vendet aspiruese kurse vetëm hapjen e proceseve burokratike, si absurde.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, vazhdon të besojë se reformimi i procedurës së anëtarësimit dhe fillimi i negociatave mund të shkojnë paralelisht.

“Unë besoj se metodologjia mundet të adaptohet deri në konferencën e parë ndërqeveritare e cila vjen pas një numri të caktuar të muajve që nga sjellja e vendimit për fillimin e negociatave. Kjo është një periudhë e mjaftueshme për metodologji të re e cila, siç kam dëgjuar, është një mundësi e drejtë për ne”, tha Zaev.

Ndërkohë në Parlamentin Evropian, komisionari në largim për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn, ndër mbështetësit më të zëshëm të procesit eurointegrues të vendit kishte fjalimin e fundit para deputetëve. Ai shpreson që gabimi i Këshillit Evropian nga samiti i fundit do të rishikohet.

“Ne dhamë garanci që kur do të plotësohen kriteret do të fillojnë negociatat. Ne nuk i plotësuam premtimet tona dhe shpresojmë se vendimi do të rishikohet”, tha Johannes Hahn.

Parlamenti Evropian një ditë më parë zgjodhi edhe informuesin e ri për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetin bullgar Ilhan Qukuk në vend të Ivo Vajgëll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat