Bilall Kasami tregon ku e sheh veten pas pesë viteve

Maqedonia

Bilall Kasami tregon ku e sheh veten pas pesë viteve

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:42
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, partinë që ai e drejton, si dhe angazhimin e tij si profesor në të kaluarën.

I pyetur se ku e sheh veten pas pesë viteve, ai tha se shpreson që qytetarët të jenë në gjendje më të mirë.

“Jemi njerëz dhe jetojmë me shpresa se do të jetojmë më gjatë për t’i realizuar ata si mision që i kemi caktuar vetvetes. Mendoj se është momenti i fundit që vota opozitare të jetë fituese në këto zgjedhje, pasi shqiptarëve më shumë se kurrë ju duhet ndryshimi”.

“Unë do të kisha dashur që personalisht pas pesë viteve të jem më keq se sa që jam sot, por do të kisha dashur që popullin tim ta shoh në gjendje më të mirë”, tha mes tjerash Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat