LSDM: Eksporti është rritur për 13.2 përqind

Maqedonia

LSDM: Eksporti është rritur për 13.2 përqind

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:59
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se ekonomia e vendit është në rrugën e duhur.

Sipas tyre, eksporti në periudhën janar-shtator të këtij viti është rritur për 13.3 përqind.

“Eksporti në periudhën janar-shtator të këtij viti është rritur për 13,2 për qind. Vlera e tërësishme e eksportit nga vendi arrin 4,8 miliard euro. Partnerët tanë më të mëdhenj të jashtëm tregtar janë Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Serbia dhe Italia”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, rritja e eksportit dhe importit i detyrohet politikave të suksesshme ekonomike, rritjes ekonomike dhe stabilitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat