HERA: Shumica e prindërve pajtohen që të rinjtë të mësojnë tema nga edukimi seksual

Maqedonia

HERA: Shumica e prindërve pajtohen që të rinjtë të mësojnë tema nga edukimi seksual

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

“Një përqindje shumë e lartë e prindërve, prej 82 deri në 96 për qind, pajtohen që të rinjtë të mësojnë tema të cilat janë pjesë e arsimimit seksual gjithëpërfshirës. Rrezik më i madh, 96 për qind, ekziston për tema në lidhje me Mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, dhuna seksuale dhe dhunës në rrjetet sociale, Shërbime dhe ndihmë mjekësore gjatë rrezikut nga infeksionet transmetuese seksuale dhe HIV, Mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar, Mekanizma për mbrojtje të të drejtave seksuale dhe reproduktive dhe Ndryshime në pubertet. Edhe pse është përqindja e madhe, 82 për qind, megjithatë pajtim më të madh nga temat e ofruara prindërit tregojnë për rëndësinë dhe dhënien e lejes së partnerit/partneres gjatë fillimit të marrëdhënieve seksuale, veçanërisht për të parën herë”.

Këtë e tregon hulumtimi i mendimit publik në mesin e prindërve për sjelljen e përmbajtjeve të reja në arsim për arsimim gjithëpërfshirës seksual i zbatuar nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim – HERA.

Siç theksoi Bojan Jovanovski nga HERA, qëllimi i hulumtimit, është që përmes qëndrimeve dhe mendimeve personale të fitohet mirëkuptim më i mirë për gatishmërinë e prindërve për sjelljen e përmbajtjeve arsimore për edukim gjithëpërfshirës seksual.

Sipas hulumtimit të HERA-s, nuk ka dallime të rëndësishme në pajtimin te prindërit për temat e ofruara nga arsimi gjithëpërfshirës seksual sa i përket gjinisë, moshës, mjedisit ku jetojmë ose statusin ekonomik, përkatësisë etnike.

Kur flasim për arsimin seksual, sipas Jovanovskit, flasim edhe për lidhje dhe marrëdhënie, sa dhe si fëmijët ndjehen më të përgatitur që të hynë jo vetëm në lidhje seksuale, por edhe emocionale, për trupin e tyre dhe aspektet shëndetësore.

HERA bashkë me Byronë Zhvillim të Arsimit vitin e kaluar e kishin përgatitur Propozim-modelin dhe pilot programin për vendosjen e arsimit gjithëpërfshirës seksual në shkollat fillore dhe të mesme në vend, dhe propozojnë program të veçantë për arsim seksual i cili do të mësohej si lëndë zgjedhore në arsimimin fillor.

Këtë lëndë do ta ligjëronin arsimtarë ose përfaqësues të shërbimeve shkencore nga shkollat, të cilët vullnetarisht do të paraqiteshin për trajnim dhe zbatim të tij.

Byroja për Zhvillim të Arsimit, bashkë me HERA-n dhe grupin e punës propozon që programi të zbatohet në katër shkolla fillore para së të përgatisin strategji dhe plan për përfshirje të plotë të arsimit gjithëpërfshirës seksual në shkollat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat