Pendarovski: Si do që të jetë metodologjia, ne jemi të gatshëm për anëtarësim në BE

Maqedonia

Pendarovski: Si do që të jetë metodologjia, ne jemi të gatshëm për anëtarësim në BE

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:30
Stevo Pendarovski

“Për një dekadë e gjysmë ne kemi qenë të gatshëm me të gjitha ekipet, në të gjitha 35 kapitujt, të ballafaqohemi me të gjitha parimet dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ne nuk kemi asnjë rezervë për këtë. Ne e respektojmë vendimin e presidentit francez dhe argumentet e tij të Samitit të tetorit të BE-së. Ndryshoni metodologjinë, por duam ta dimë se kur do të jetë ajo dhe me të vërtetë ta fillojmë procesin”.

Këtë e tha presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vigjilje të takimit me presidentin francez Emannuel Macron.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka qenë vend-kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe sipas tij, si do që të jetë metodologjia, shteti është i gatshëm për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të martën e ardhshme, ne marrim një shans jashtëzakonisht të mirë si shtet për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe të paraqesim argumentet e të dy palëve dhe të dëgjojmë motivet e presidentit francez”.

“Nga ana jonë, unë synoj të them që qëndrimi ynë është, se nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me paralajmërimin e metodologjisë së re. Le të jetë pesë herë më e fortë dhe më e plotë. Ne jemi të gatshëm për të hyrë në një lloj të tillë negociatash dhe nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me reverzibiltetin eventual të procesit”, u shpreh Pendarovski.

Ai kërkoi që të mos ketë iluzione, që mund të ekzistonte një njeri në botë që do të shkonte dhe të bindte presidentin francez që të na jepte datë për negociata.

“Ne jemi vend i vogël, ne kemi argumente të forta që duhen thënë në atë takim, por le të mos shkojmë me pritshmëri të mëdha, sepse as Amerika dhe as Gjermania kurrë nuk do mund ta bindin Presidentin e Francës”, u shpreh Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat