Nikolla Dimitrov-Coleman-Borel bisedojnë për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë

Maqedonia

Nikolla Dimitrov-Coleman-Borel bisedojnë për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov u takua sot me Ministrin e Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, si dhe me Coleman Bonn, Këshilltar për Evropë në Kabinetin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Nga Ministria e Jashtme thonë se në takim me ministrin spanjoll Borel, u shkëmbyen mendime në disa tema, me theks në pritjet për ratifikimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Spanjë, si dhe perspektivën evropiane për rajonin, aspiratat e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe hapat e ardhshëm pas Këshillit Evropian pas samitit të tetorit.

Nga MPJ gjithashtu thuhet se janë përmendur pasojat e rezultatit të Samitit për vendin dhe rajonin, zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve në kontekstin rajonal, si dhe përparësitë në punën e përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat