Makraduli: Të gjitha institucionet kanë reaguar shpejtë për rastin në Ohis

Maqedonia

Makraduli: Të gjitha institucionet kanë reaguar shpejtë për rastin në Ohis

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:16
Jani Makraduli

Zv. ministri i Mjedisit, Jani Makraduli në intervistë për “Fokus” tha se të gjitha institucionet përkatëse janë përgjigjur shpejt në derdhjen e mbeturinave toksike në OHIS.

Ai gjithashtu njoftoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektimi të të gjitha kompanive që operojnë në zonë

“Reagim i shpejtë i të gjitha institucioneve kompetente, që flet për trajtimin e ndryshëm të mbrojtjes së mjedisit, asgjë nuk fshihet, përkundrazi hapen të gjitha problemet. Kjo është arsyeja pse ishte hera e parë që u hap një thirrje publike për pastrimin e deponisë së vogël me lindane në Ohis. Përveç kësaj, do të bëhet një mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektimi për të gjitha kompanitë që operojnë në zonë”, tha Makraduli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat