Angellovska: Do ta përshpejtojmë përparimin e vendit me vendosjen e teknologjive digjitale

Maqedonia

Angellovska: Do ta përshpejtojmë përparimin e vendit me vendosjen e teknologjive digjitale

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 11:20
Nina Angellovska

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në hapjen e ‘Forum freja’ në Kuvend tha se të gjithë mund ta përshpejtojmë përparimin e vendit tonë nëse vendosim teknologjitë digjitale në të gjithë fushat e jetesës.

“Unë jam shumë e përkushtuar ndaj teknologjisë digjitale, digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjive në Qeveri”, tha Angellovska duke shtuar se teknologjia digjitale mund të kontribuojë në të gjithë sektorët.

Ajo beson se digjitalizimi është zgjidhje për shumë probleme. Sipas Angellovskës, ne mund të menaxhojmë me sefidat duke përdorur teknologjinë.

Në ‘Forumin freja’ që mbahet çdo vit në vend të ndryshëm vinë njerëz të ndryshëm dhe ekspertë nga fusha të ndryshme dhe flasin për të drejtat e njeriut, demokracinë, barazinë gjinore, mjedisin jetësor, ndëmarrësi dhe digjitalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat