Pendarovski: Shpresoj se ndotja e ajrit do të jetë pika e ardhshme në mbledhjen e Këshillit për Siguri

Maqedonia

Pendarovski: Shpresoj se ndotja e ajrit do të jetë pika e ardhshme në mbledhjen e Këshillit për Siguri

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:35
Stevo Pendarovski

Kryetari Stevo Pendarovski thotë se problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet vetëm me koordinim dhe përfshirje të të gjitha institucioneve. Ai planifikon që për këtë problem të biseduat në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Siguri.

“Problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet vetëm me koordinim dhe përfshirje të të gjithë institucioneve kompetente. Për këtë shkak do të intensifikoj komunikimin dhe koordinimin me organizatat qytetare që veprojnë në fushën e ekologjisë”, shkruan Pendarovski.

Ai thotë se ju ka bërë thirrje organizatave dhe nismave qytetare të vinë në kabinetin e tej më 14 nëntor.

“Problemin e ndotjes së ajrit planifikoj të jetë pikë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Siguri. Dua që organizatat qytetare të dinë se më kanë në dispozicion mua që të ndihmoj në aktivitetet, të jem përkrahës i nismave qytetare dhe urë për komunikim më të shpejtë mes institucioneve kompetente dhe organizatave qytetare”, shkruan Pendarovski në thirrjen e hapur nismave qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat