Maqedoni, dy e treta e qytetarëve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet mujore me pagë

Maqedonia

Maqedoni, dy e treta e qytetarëve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet mujore me pagë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Ilustrim

Sipas anketës së ‘Detektor’ që e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike Shkup gati dy e treta e qytetarëve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet mujore me të hyrat e tyre.

Në pyetjen nëse jetojnë më mirë tani apo para pesë viteve, 33.5% e qytetarëve thonë se më herët kanë kaluar më mirë, 32.3% nuk shohin ndonjë dallim ndërsa 23.7% e të anketuarve thonë se jetojnë më mirë në krahasim me pesë vitet e kaluara.

Sipas hulumtimit, thuajse 40% e qytetarëve gjysmën e buxhetit të tyre mujor e shpenzojnë në ushqim ndërsa sipas shumicës së qetarëve, që të përmbushen nevojat për një familje katër anëtarëshe nevojiten prej 30 deri 35.000 denarë. Qëndrim të tillë kanë 38.5% e të anketuarve, dhe vetëm 5.2% e të anketuarve mendojnë se të nevojat për një familje katër anëtareshe mund të përmbushen me më pak se 20.000 denarë.

Rritja e pagës në sektorin publik, sipas qytetarëve të anketuar duhet të ndodhë së pari në shëndetësi, në arsim dhe në administratë publike ndërsa përqindja më e vogël shkon për policinë, ushtrinë dhe të punësuarit në sistemin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat