Zaev për “schengenin ballkanik”: Për një Ballkan më të mirë

Maqedonia

Zaev për “schengenin ballkanik”: Për një Ballkan më të mirë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:55
Pamje nga takimi

“Në Ohër kemi dakorduar masa për lehtësimin e lëvizjes dhe qarkullimit të shpejtë të tregtisë, shërbimeve dhe qytetarëve nëpër gjitha vendet e rajonit tonë. Kjo nënkupton jetë më të mirë për të gjithë në një Ballkan modern dhe paqësor”.

Këtë e ka shkruar sot në Facebook kryeministri Zoran Zaev pas takimit të djeshëm të liderëve të rajonit për iniciativën për bashkëpunim rajonal të vlerësuar si “Shengeni i vogël ballkanik”. Ai thotë se do të ketë edhe oferta të përbashkëta për investime.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve të vendeve të rajonit vetëm me letërnjoftime; Vendkalime efikase kufitare ku kontrollet punojnë 24/7 dhe trase të shpejtë për pritje më të vogël të mundshme të kamionëve të cilët bartin mallra dhe produkte; Arritje e kornizës për njohjen e kualifikimeve profesionale për profesione deficitare dhe program për mobilitetit më të lartë të studentëve dhe të rinjve; Përforcim të përpjekjeve për njohje reciproke të diplomave të qytetarëve në mbarë rajonin pa nostrifikime shtesë; Forcim të bashkëpunimit policor për luftë tejkufitare kundër kriminalitetit, terrorizimit, migrimit ilegal dhe situatave urgjente; Zhvillim të platformës së përbashkët për oferta të përbashkëta investimi”, ka shkruar Zaev.

Iniciativën të cilën e promovuan liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë siç është theksuar dje në Ohër nuk nënkupton tërheqje nga integrimet evropiane, por përcaktime për angazhim të përbashkët për lehtësim të të gjitha procedurave kufitare me qëllim qarkullim të lirë të kapitalit, mallrave, këmbim të biznes ideve, liria e lëvizjes së njerëzve dhe fuqisë punëtore e gjithë kjo në drejtim të krijimit të kushteve për përmirësimin e standardit të qytetarëve në këtë pjesë të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat