Vidhen drunjtë zbukurues në Çair

Maqedonia

Vidhen drunjtë zbukurues në Çair

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Persona të panjohur natën e kaluar i kanë vjedhur nëntë drunj zbukurues, të mbjellur nga ndërmarrja publike para poliklinikës “Çair”.

Bashkia e Shkupit njofton se me këtë vjedhje është shkaktuar dëm material, si dhe është dëmtuar gjelbërimi në vendin ku drunjtë kanë qenë të mbjellur. Rasti është paraqitur në polici.

Ekipet e Bashkisë së Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” këto ditë kanë dalur në terren në të gjitha komunat e Shkupit për të mbjellur drunj të rinj dhe për t’i larguar ata që janë dëmtuar. Gjatë këtij aksioni, në lokacionin ku janë vjedhur drunjtë, do të mbillen tjerë.

“Mbjellja e drunjve është prioritet për Bashkinë e Shkupit, si investim për mjedis jetësor më të mirë. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë të kenë hapësira më të bukura”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat