Thimonier: Franca deri në fund të vitit do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Thimonier: Franca deri në fund të vitit do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:39
Christian Thimonier

“Procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është në rrjedhë dhe pa probleme duhet të ratifikohet në Francë deri në fund të këtij viti”.

Këtë e tha sot ambasadori francez Christian Thimonier, pas përkujtimit me rastin e ditës së pajtimit pas Luftës së Parë Botërore dhe Ditës së Zisë Popullore në mes Gjermanisë dhe Francës.

Ndërsa sa i përket çështjes së “mini-schengenit ballkanik”, Thimonier tha se çdo bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i mirëseardhur.

“Ky ka qenë edhe mesazhi i presidentit Emannuel Macron, që e ka dhënë në Sofje se çdo bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është i mirëseardhur, pasi siç e shihni bashkëpunimi deri ku na ka sjellë. Franca mbështet këto bashkëpunime”, tha Thimonier.

Ndryshe, protokollin për anëtarësim në NATO, përveç Francës duhet ta ratifikojnë edhe Holanda dhe Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat