Kuvendi i Maqedonisë nesër zgjedh zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë nesër zgjedh zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër pritet të zgjedh zëvendësministrin e Shëndetësisë.

Qeveria për zëvendësministër të ri në Ministrinë e Shëndetësisë do ta propozojë Armend Arsllanin, specialist i urologjisë në Fakultetin Mjekësor pranë Shën Kirilit dhe Metodit, i cili më herët ka punuar si mjek në spitalin e Strugës.

Arsllani vjen në vendin e Asim Musa, i cili më herët dha dorëheqje pas skandalit për korrupsion nga një pacient nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat