LSDM: OBRM-PDUKM për 11 vite ishin kundër rritjes së pagës minimale

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM për 11 vite ishin kundër rritjes së pagës minimale

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:34
Foto

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se OBRM-PDUKM në Kuvend po përpiqet të bllokojë miratimin e Ligjit për pagë minimale.

“Asgjë e re nga OBRM-PDUKM, partia që mund të pajtohet se më në fund paratë përfundojnë tek qytetarët në vend se të përfundojnë në pallatin e bardhë”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, partia maqedonase opozitare, për 11 vite ishte kundër rritjes së pagave .

“E qartë është, OBRM-PDUKM dhe Mickoski s’duan që paga minimale të rritet në 14.500 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se oferta e Mickoskit dhe partisë së tij është grabitje e qytetarëve dhe kundërshtim i çdo mase që avancon standardin jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat