Nënshkruhet Marrëveshje e re kolektive në mbrojtje, Sheqerinska premton zbatim të marrëveshjes

Maqedonia

Nënshkruhet Marrëveshje e re kolektive në mbrojtje, Sheqerinska premton zbatim të marrëveshjes

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 18:09
Ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe kryetari i Sindikatës së pavarur të mbrojtjes, Vançi Isajov, sot nënshkruan marrëveshjen e re kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Mbrotje dhe në armatë.

Sheqerinska deklaroi se me këtë marrëveshje rritet periudha e risocializimit pas kthimit nga misionet paqeruajtëse.

Sipas marrëveshjes së re, në sigurim nuk janë përfshirë vetëm invaliditeti dhe vdekje por edhe secili lëndim në vend pune.

“Unë si ministre në Qeveri detyrohemi obligohemi që atë që nënshkruam të respektohet, dhe këtë e dëshmuam me vite, për këtë arsye në këto negociata besimi ishte i madh”, tha Sheqerinksa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat