Vuçiq thotë se BE do t’i nisë negociatat në mars me Shkupin dhe Tiranën, flet edhe për “mini-schengenin ballkanik”

Maqedonia

Vuçiq thotë se BE do t’i nisë negociatat në mars me Shkupin dhe Tiranën, flet edhe për “mini-schengenin ballkanik”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 14:03
Aleksandar Vuçiq

“Pres që negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, përveç nëse nuk pritet që Samiti i Zagrebit të mbahet në maj”.

Këtë e deklaroi në Paris presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me homologun francez Emannuel Macron, duke e komentuar kërkesën e disa vendeve që sërish të vendoset në votim vendimi për nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

“Ata do ta bëjnë këtë në mars, pasi frikësohen nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup. Ata nuk duan të jenë fajtorë për humbjen e dikujt që i kanë premtuar diçka, nëse ai bën diçka”, tha Vuçiq.

Siç njoftojnë nga AIM, Vuçiq pas takimit me Macron në Paris ka thënë se iniciativa për krijimin e “mini-shcengenit ballkanik” mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë është më e rëndësishme se njohja e Kosovës.

Në pyetjen nëse pret mbështetje nga Macron për “mini-schengenin” dhe nëse pret presion për shkak të kësaj ideje, Vuçiq tha se këtë iniciativë nuk do ta quajë me këtë emër, pasi sipas tij kjo shqetëson disa njerëz, por edhe për shkak të prapashtesës gjeografike.

“Askush nuk mund të thotë se kjo iniciativë mund t’i pengojë dikujt, pasi nuk ka arsye racionale për këtë. Iniciativa është e mbështetur nga SHBA-të dhe Macroni do ta bëjë këtë publikisht. Por, disa vendeve mund t’ju thuhet të thonë se janë kundër, pasi e kanë kuptuar se fatin duam ta marrim në duart tona dhe vetë t’i zgjidhim problemet tona”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se e ardhmja evropiane e rajonit është e nevojshme të vihet në dukje, duke shtuar se fillimi i negociatave dhe më pas mbajtja për dhjetë vjet në hapjen e kapitujve, vetëm rrit numrin e kundërshtarëve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat