OBRM-PDUKM: Ky është buxheti më i pazhvilluar që Maqedonia e ka pasur ndonjëherë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ky është buxheti më i pazhvilluar që Maqedonia e ka pasur ndonjëherë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:04
OBRM-PDUKM

Nga OBRM-PDUKM reagojnë se me buxhetin më të madh në historinë e shtetit, pushteti në vitin 2020 planifikon të shpenzojë 3.9 miliardë euro në programe që nuk sjellin zhvillim dhe programe populliste.

Nga kjo parti thonë se me buxhetin e ardhshëm nuk do të shkojë asnjë denar për investimet kapitale dhe për zhvillim. Sipas tyre, ky është buxheti më i pazhvilluar që Maqedonia e ka pasur ndonjëherë.

“Ndarja në 380 milionë euro për investime kapitale kur buxheti është i projektuar me 3.9 mkiliardë denarë është qesharake. Nuk ka para as në kapacitete energjetike”, tha Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM.

Nga partia e Mickoskit thonë se me buxhetin e ri, Zaev i mashtron pensionistët dhe bujqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat