Filipçe: Në fillim të vitit të ardhshëm do të sigurojmë pajisje të reja për pesë spitale - Bota Sot
Filipçe: Në fillim të vitit të ardhshëm do të sigurojmë pajisje të reja për pesë spitale

Maqedonia

Filipçe: Në fillim të vitit të ardhshëm do të sigurojmë pajisje të reja për pesë spitale

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:45
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili vizitoi klinikën e Tetovës tha se së shpejti do të nisë procedura për furnizimin e pajisjeve të reja për pesë spitale në shtet.

Sipas tij, që nga fillimi i vitit spitalet do të mund të përdorin ato pajisje.

“Pajisjet e reja do të jenë për urgjencën në Tetovë, si dhe për spitalet në Strumicë, Shtip dhe spitalin ‘Shën Erazmo’ në Ohër kur kemi pasur bisedime me kryeministrin Zaev dhe kemi përkrahje financiare për pajisjet e reja. Procedurën do ta nisim”, tha Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat