Osmani për rrugën Shkup-Bllacë: “Tre herë do e masim, një herë do e presim”

Maqedonia

Osmani për rrugën Shkup-Bllacë: “Tre herë do e masim, një herë do e presim”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:40
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për “TM Daily” ka folur rreth jetës së tij politike dhe personale, si dhe partisë në të cilën ai bën pjesë.

I pyetur për punimet në rrugën Shkup-Bllacë, ai tha se ky projekt nuk ka qenë prioritet derisa Kosova nuk e përfundoi pjesën e saj.

“Nevoja për të filluar pjesën tonë u krijua atëherë kur Kosova e ndërtoi pjesën nga Prishtina deri në Shkup. Unë kam pasur fatin për të marrë përgjegjësi për të koordinuar këtë projekt para diku 15-18 muajve”.

“Në ditën e tretë të mandatit tim, kam aplikuar për fonde të BE-së dhe besoj se këtë herë do të kemi sukses në tender, pasi i parë dështoi për shkak të mungesës së ofertës”, tha mes tjerash Osmani.

Ai theksoi se insiston që këtë herë për rrugën Shkup-Bllacë punët “tre herë të maten, një herë të priten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat