Zaev: Le të hapen të gjitha çështjet për mjedisin jetësorë

Maqedonia

Zaev: Le të hapen të gjitha çështjet për mjedisin jetësorë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 21:59
Zoran Zaev, Teuta Arifi

Kryeministri Zoran Zaev në prag të seancës së qeverisë në Tetovë theksoi se për këtë grup politik më e rëndësishmja është shëndeti i qytetarëve dhe për këtë arsye merren vendime me kujdes kur bëhet fjalë për fushat e mbrojtjes së mjedisit. Ai tha se qeveria do të ndalonte një pjesë të vendimit për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël nëse ndikon në ekologjinë dhe shëndetin e njeriut.

“Në të gjitha parqet nacionale dhe zonat e mbrojtura nuk miratojmë lokacione edhe atje ku kanë filluar iniciativat për të mbrojtur rajone të caktuara. Le të hapen të gjitha çështjet, nuk ka më të rëndësishme për ne sesa shëndeti. Nëse duhet të ndërtoni 20-30 hidrocentrale të vegjël në tre vitet e ardhshme, lërini të ndërtojnë 10-15, por të jenë miqësore me mjedisin. Hidrocentralet e vogla me burime ekologjikisht miqësore janë gjithashtu miqësore me mjedisin sepse uji është një burim i pashtershëm dhe nuk dëmtohet, kështu që vazhdon të rrotullohet një turbinë që prodhon energji që do të thotë ulje e karbonit. Ne jemi transparent dhe gjithmonë reagojmë me institucionet”, tha Zaev.

Në lidhje me protestat e anëtarëve të partive të Aleancës për Shqiptarët, Besa dhe OBRM-PDUKM-së përpara ndërtesës së Komunës së Tetovës për shkak të mos marrjes së masave, Zaev deklaroi se ata kanë të drejtë të shprehen, ndërsa tregoi edhe shembuj të punëve të kryera.

“Liria e protestës është një e drejtë e lartë demokratike. Ne jemi transparent, por le të bëjmë një rikapitullim. 11 vjet në pushtet nuk bëri asgjë. Ne gjetëm vetëm 10 milion euro. Në vend të monumenteve ne bëjmë gazifikimin. Ne e dimë se mbyllja e Jugohromit do të na kushtojë vota, por nuk do të funksionojë derisa të vendosim filtra, të gjithë marrim frymë në të njëjtin ajër. Ne kemi lënë mënjanë 15 milion euro për të pasur sukses në luftën kundër ndotjes së ajrit. Ne do t’i zgjidhim çështjet së bashku me pushtetin qendror dhe lokal”, tha Zaev nga Tetova.

Ndërsa për studimin e fizibilitetit në Kodrën e Diellit, Zaev tha se duhet të ndiqen shembujt e suksesshme me këtë model.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat