Shefi i diplomacisë gjermane sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shefi i diplomacisë gjermane sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:10
Heiko Maas

Shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Heiko Maas sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Maas do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, presidentin Stevo Pendarovski, si dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim do të diskutohet për gjendjen politike të vendit, rezultatin e Samitit të fundit evropian dhe hapat e ardhshëm për aktivitetet në pjesën e reformave.

Do të shqyrtohen edhe momentet kyçe nga marrëdhëniet midis dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënie si dhe dinamika aktuale e marrëdhënieve në planin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat