Milloshoski: Ne jemi të sinqertë, jemi kundër një njësie zgjedhore

Maqedonia

Milloshoski: Ne jemi të sinqertë, jemi kundër një njësie zgjedhore

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:50
Antonio Milloshoski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot deklaroi se partia e tij është e sinqertë dhe nuk përmban nismën për një njësi zgjedhore.

“OBRM-PDUKM është e sinqertë dhe s’është për një njësi zgjedhore ndërsa LSDM gënjen”, tha Milloshoski.

Ai shtoi se për dallim nga Zaev dhe LSDM që i gënjejnë partitë e vogla politike që kërkojnë ndryshimin modelit zgjedhor, OBRM-PDUKM është kundër.

Sipas tij, LSDM dërgon ligjin në procedurë kuvendare dhe nuk do të kalojë dhe se aq është përkrahja që e ofron LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat