Pendarovski-Maas: Gjermania mbështet zgjerimin e BE-së

Maqedonia

Pendarovski-Maas: Gjermania mbështet zgjerimin e BE-së

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.

Në takim, të dy shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale midis dy vendeve, të cilat u vlerësuan si marrëdhënie miqësore të mbushura me besim dhe respekt të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson lartë mbështetjen e Gjermanisë për aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e përfundimit të procedurës për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga Gjermania.

Presidenti Pendarovski gjithashtu falënderoi Ministrin Maas për mbështetjen e fortë gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për solidaritetin me shtetin tonë pas vendimit të Këshillit të fundit Evropian, si dhe për faktin se Gjermania mbështet çështjen e zgjerimit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat